E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet superbosi i drogës në Ballkan, Naser Kelmendi

kelmendiKosovë- Mediat kosovare shkruajnë sot se policia ka bërë arrestimin e bosit të drogës në Ballkan, Naser Kelmendi.

Gazeta Express shkruan se arrestimi ka ndodhur gjatë orëve të vona, ndërsa nuk ka ende shumë detaje.

Arrestimi sipas zëdhënësit të policisë ka ndodhur pas realizimit të marrëveshjes mes policisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Kelmendi dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Prej kohësh, dyshohet se ai drejton një organizatë të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës. Naseri, djemtë e tij Elvisi, Liridoni dhe Besniku, dhe vëllai i tij Beqiri, thuhet se zotërojnë një numër të bizneseve në Bosnjë, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë duke përfshirë hotele dhe një kompani kamionësh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›