Ligjet, Rusmajli: Ky komision i ka miratuar 3 ligjet për statusin kandidat
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të komisionit të Ligjeve, kryetari Ilir Rusmajli ka renditur arritjet në 4 vite të këtij komisioni, ndërsa u shpreh se kjo mund të jetë edhe mbledhja e fundit.
“Në 4 vite Komisioni i Ligjeve ka arritur suksese të mëdha”, tha ai, ndërsa shtoi se, “Ky komision ka treguar aftësi profesionale e konsensus”.
Rusmalji shtoi më tej se, “Ky komision i ka miratuar 3 ligjet për statusin kandidat”.
Duke qënë se sot dalin listat përfundimtare për deputetë, Rusmajli uroi të gjithë anëtarët e këtij komisioni të jenë sërish pjesë e këtyre listave.
Më tej ai uroi Shega Ligorin të ketë punë të mbarë në profesionin e avokatit, duke qënë se kjo e fundit është tërhequr nga politika.
(m.a/BalkanWeb)