Përmet, grabitet sërish Kisha e Shën Mërisë në Leusë
PËRMET- Një prej monumenteve më të veçanta të kulturës është bërë sërish pre e grabitjeve të personave të paidentifikuar. Bëhet fjalë për Kishën e Shën Mërisë në Leusë të Përmetit, e cila është ndërtuar në shekullin e 17-të dhe prej vitit 1963 ajo është shpallur monument kulture. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur pjesët kryesore të ikonostasit të kësaj kishe, duke i shkaktuar një dëmtim serioz.
Janë gjithsej 8 copë pjesë të formatit qëndror 70 me 60 cm të gdhendura në dru. E vendosur midis shtëpive tipike të këtij fshati të vogël, ajo është e rrethuar nga pemë të vjetra dhe disa varre që datojnë prej viteve 1800-1900. Kjo kishë, e vetmja për nga lloji i ndërtimit në jug të vendit, ka në brendësi afreske dhe piktura murale të shumëllojshme, të cilat ruajnë edhe sot elementë e ngjyra të veçanta. Ndërtimi i saj, e tëra me gur, është një karakteristikë më vete si për përdorimin dhe vendosjen, ashtu edhe për harqet e strukturën
(BalkanWeb)