Ekonomia italiane në pikiatë, ISTAT: Tkurrje me 1.4% për vitin 2013
Itali- Ekonomia e Italisë do të tkurret me 1.4% këtë vit, një tkurrje shumë më e mprehtë se parashikimi i mëparshëm, sipas agjencisë kombëtare statistikore.
ISTAT-i parashikoi që Italia do të shpallë rritje 0.7% në vitin 2014, por shtoi se papunësia do të arrijë një rekord të lartë prej 12.3% vitin e ardhshëm.
ISTAT-i parashikoi në nëntor se ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë do të tkurret me vetëm 0.5% këtë vit. Të dhënat nënvizojnë frikën në rritje në lidhje me forcën e ekonomive të eurozonës.
Javën e kaluar Banka Qendrore Evropiane uli normat e interesit në një rekord të ri të ulët prej 0.5%, dhe në të dhënat e fundit ekonomike ka theksuar një ngadalësim të rritjes në Gjermani dhe Francë.
ISTAT-i tha se rishikimi i tij në rënie për rritjen italiane ishte për shkak të një ulje të pritshme të kërkesës së brendshme. Rritja e importit gjithashtu pritej të mbetej negative. Agjencia gjithashtu fajësoi “kushtet e shtrënguara të kreditit dhe ndjenjës negative ekonomike”.
Dorina Bilbili/IDEA/