E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet bosi i krimit në Ballkan, Naser Kelmendi

PRISHTINË- Arrestohet bosi i krimit në Ballkan, Naser Kelmendi. Lajmi konfirmohet për Gazeta Exprres, nga Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës. Sipas Kelanit, arrestimi ka ndodhur orët e vona të natës së mbrëmshme, pas marrëveshjes mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

“Ai është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka thënë Kelani.

Naser Kelmendi është bërë pjesë e listës së zezë të SHBA’së për trafikim droge. Shtëpia e Bardhë e ka sanksionuar shqiptarin nga Kosova për trafikim droge.

Kelmendi, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›