E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet vajza e ish kryebashkiakut të New Yorkut

New York, 5 gusht - Ndoshta babai Rudy, ish kryebashkiaku njujorkez me grushte të hekurt nuk i ka shpjeguar mirë filozofinë e “tolerancës zero” vajzës së tij të vogël Caroline Giuliani.

Bija e tij 20 vjeçare është arrestuar sot pasi është kapur në flagrancë, duke vjedhur në një dyqan kozmetike. Caroline është filmuar nga kamerat vëzhguese në dyqanin e parfumeve “Sefora” në Manhatan, ndërsa po fshihte në çantë 5 produkte kozmetike me vlerë rreth 100 dollarë.

Carolinë studion në universitetin e Harwardit dhe kishte simpati për presidentin demokrat Barack Obama, pavarësisht se babai i saj Rudy është republikan i përbetuar.

Pasi është ndaluar nga rojat e sigurisë së dyqanit, ajo është dorëzuar tek agjentët e policisë. Caroline Giuliani duhet te paraqitet në gjyq më 31 gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›