Maqedonia shikohet si shtet me të ardhme të pasigurt

Shkup, 4 gusht - Vendosja e Maqedonisë në grupin e vendeve me kufij të pabetonuar dhe parashikimet se në një ridefinim eventual të kufijve të Ballkanit do të prekej edhe vendi rezultojnë me raporte të vazhdueshme të organizatave ndërkombëtare, ku shteti vlerësohet si mesatarisht stabil.
Ekspertë nga sfera e sigurisë thonë se edhe gjatë kohë vlerësimet do të jenë në këtë formë me një dozë rezerve për tre shtetet e Ballkanit Perëndimorë - Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjën, për të cilat ende nuk është e qartë ardhmëria e tyre si shtete.
Këshilltari i dy ish-presidentëve për çështjen e sigurisë, Stevo Pendarovski, thotë se ky vlerësim për Maqedoninë edhe gjatë kohë do të jetë i njëjtë duke shtuar se ende ka çështje të hapura në rajon. Ai shton se si rezultat i këtyre vlerësimeve neutrale në Maqedoni nuk ka investime të jashtme.
“Në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke filluar nga Kroacia, Serbia dhe Shqipëria në pjesë të madhe paraqiten në të gjitha raportet si vende demokratike me një stabilitet të qëndrueshëm. Ndërsa tre vendet tjera Maqedonia, Kosova dhe Bosnja gjatë kohë do të jenë vende me stabilizim të mesëm. Duke u bazuar në paralajmërimet nga SHBA-të dhe BE-ja për ndryshimin e ‘Dejtonit’, mund të thuhet se këto shtete nuk kanë definuar çështjet e kufijve dhe sovranitetit territorial dhe të njëjtat mund të ndryshojnë. Dhe nga këtu paraqiten dyshime për të ardhmen e këtyre tre shteteve”, thotë Pendarovski.
Sipas tij, edhe marrëdhëniet ndëretnike luajnë rol në këtë aspekt por është edhe një problem tjetër më i madh që ka të bëjë me çështjen e emrit.
“Në OKB një pjesë e shteteve e njohin vendin me emrin Maqedoni kurse një pjesë tjetër me referencën FYROM. Këtu paraqitet dyshimi se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e vendit. Që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot por edhe në të ardhmen kështu do të jenë të gjitha hulumtimet që bëhen për çështjen e sigurisë”, vlerëson Pendarovski.
Profesori universitar Mersel Bilalli vlerëson se në këto raporte Maqedonia nuk do ta përmirësojë imazhin, duke pasur parasysh realitetin multietnik dhe çështjet ballkanike.
“Në të gjitha analizat Maqedonia nuk mundë të marrë vlerësime më të larta në sferën e stabilitetit duke pasur parasysh realitetin multietnik të brendshëm të vendit dhe konfliktin jo të largët të vitit 2001, si dhe çështjet e hapura ballkanike. Gjithashtu, edhe qeveria është joserioze me dërgimin e ambasadorëve joserioz nëpër qendrat e vendosjes. Me këtë situatë kështu nuk priten edhe investime të jashtme, por edhe afaristët e brendshme keqtrajtohen apo institucionet kanë qasje të njëanshme”, thotë Bilalli.
Rezultatet e hulumtimit të bërë nga revista amerikane e politikës së jashtme “Foreign Policy” Maqedonia është vend me stabilizim të mesëm. Sipas këtij hulumtimi, Maqedonia rangohet në vendin e 100 nga 177 shtete. Radhitja është bërë sipas disa kritereve për stabilitet, midis të cilave më të rëndësishëm janë situata ekonomike, kriminaliteti dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Sipas revistës, prej shteteve ballkanike si vende me vlerësim të mesëm janë Mali i Zi që është në vendin e 134, Kroacia në vendin e 131 dhe Serbia në vendin e 78. Në pozitën më të mirë është Sllovenia e cila gjendet në vendin e 156. Bosnja dhe Hercegovina është në mesin e vendeve të rrezikuara. Listën e shteteve që nuk janë stabile e kryeson Somalia. Pas saj janë çadi, Sudani, Zimbabveja dhe Kongo.