E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet vrasësi i Diana Kastratit

Është arrestuar Adnan Jashari, i dyshuar për vrasjen e Diana Kastratit. Arrestimi është bërë në Valencia të Spanjës.

Jashari i moshës 31 vjeçe ishte dyshohet për vrasjen e kryer më 18/05/2011 në Prishtinë, transmeton reporteri.

Që nga vrasja Jashari ka qëndruar në arrati, ndërsa ai ishte edhe në kërkim të Interpolit.

Jashari para se të vriste Diana Kastratin ishte i martuar me të, me të cilin kishte bashkëjetuar plot 10 vjet dhe ishte ndarë, për shkak të problemeve personale. Ata kishin një vajzë.

Disa muaj pas ndarjes, Adnan Jashari vendosi t’i zgjidhte problemet, duke e vrarë Dianën. Teksa ajo ishte nisur në një mëngjes drejt Fakultetit të Mjekësisë, aty ku ishte gati në përfundim të studimeve, ish-bashkëshorti e kishte qëlluar me armë zjarri, duke e lënë 27-vjeçaren të vdekur në vend./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›