E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuçiq: Data për bisedime në tetor

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që vendi i tij në qershor të marrë ftesën për bisedime të paraanëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa datën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në muajin tetor.

“Supozoj se data do të caktohet për tetor dhe ky do të ishte lajm i mirë”, ka thënë Vuçiq për gazetën Blic.

Ai ka theksuar se bisedimet “natyrisht se nuk nisin në qershor dhe ky është interpretim i gabuar i politikanëve dhe mediave”.

Bashkimi Evropian, në fund të këtij muaji, pritet të vendosë për rrugën përpara të Serbisë dhe të vendeve të tjera që synojnë anëtarërsimin në këtë mekanizëm. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›