E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët të pakënaqur me zhvillimin e punimeve në Shkabaj

Kryetari i Komunës së Obiliqit,Mehmet Krasniqi, për ta ndihmuar procesin e zhvendosjes së lagjes Shala të Hades në lokacionin e ri në Shkakbaj ,të quajtur “Hadja e Re”bëri bashkë përfaqësuesit e Ministrisë së Planifikimt Hapësinor, përfaqësuesit e lagjes Shala dhe atyre të KEK-ut për të shkëmbyer informatat lidhur me aktivitetet që po zhvillohen në terren në ngritjen e infrastructures për të mundësuar ndërtimin e shtëpive nga përfituesit e trojeve.

Kryetari Krasniqi në këtë takim kërkoi përshpejtimin e kryerjes së punimeve dhe evitimin e pengesave në procesin e zhvendosjes dhe ndarjen e trojeve si kohë e fundit dhe parakusht për fillimin e ndërtimeve për këtë vit.

Përfaqësuesi i MPH-së pohoi se obligmet sipas marrëveshjes tripalëshe të nënshkruar nga MPH-ja,komuna dhe banorët e Hades po përbushet,por problem po paraqesin disa çështje teknike si kanalizimi,I cili si opsion u përmend të bëhet përmes gropave septike,si dhe për ta zënë hapin e ndërtmit të shtëpive,duhet ndarë trojet gjë që po zvarritet,sipas tij nga ana e banorëve të Hades,sepse ata kishin mundësi të zgjidhnin njërim prej dy opsioneve,atij të marëveshjes në mes të banorëve ose përmes shortit siç ka propozuar MPH-ja.

Përfaqësuesi i lagjes Shala,Aqif Shala u ankua në zvarritjen e punimeve në lokacionin e ri në Shkabaj,thuajse ato nuk kanë lëvizur,dhe se nuk po respektohet marrëveshja e nënshkruar dhe se ka 4 muaj që nuk kanë marrën shtesën për emergjencë dhe fajësoi MPH-në për mosnadarjen e trojeve.Ai theksoi se rreth shpronësimit nuk kanë pasur probleme dhe dëshirojnë që edhe me nadrje të trojeve dhe ndërtimit të mos kenë probleme.”Nuk pranojmë kurrsesi të lidhet kanalizmi përmes gropave septike,siç propozon MPH-ja,por kjo të bëhet përmes rrjetit të shtrirë të kanalizmit në fshatin Shkabaj”,theksoi ai në kërkesën e tij.

Në fund të takimit kryetari Krasnqi kërkoi nga përfaqësuesit e MPH që ta rishikojnë pozicionin e pikes së Marrëveshjes ku thuhet se shtesa e emergjencës do të pushojë me ndarjen trojeve,gjegjësisht ajo duhet të definohet se emergjenca përfundon pas pranimit teknik të punimeve në lagjen e re dhe të vazhdojë edhe për tre muaj deri në fillimin e punimeve për ndërtimin e shtëpive individuale.
Po ashtu kryetari Krasniqi kërkoi nga MPH-ja që të eliminohet propozimi për lidhje të kanalzimit përmes gropave septike dhe ajo të bëhet përmes kanalizmit ekzistues në fshatin Shkabaj për çka do të angazhojë stafin komunal për të bërë inëizimin e gjendjes,ndërsa banorëve të lagjes Shala u ofroi ndihmë në zgjidhjen e problemit të ndarjes së trojeve brenda javës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›