E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet "vrasësi i Këlcyrës" i dënuar tri herë për vjedhje

Të tjera rreth shkrimit Këlcyrë, ekzekutohet inspektori FOTO/ Makina ku ndodhi vrasja PËRMET – Është identifikuar dhe arrestuar vrasësi i Anti Naçit në Këlcyrë të Përmetit. Ai quhet Jetjon Veizi, 29 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë. Sipas burimeve policore, Veizi është kapur në të dalë të Këlcyrës, ndërsa në çastin e kapjes ka plagosur me thikë në dorë punonjësit e policisë. Në moment atij i janë sekuestruar pistoleta dhe dy thika. 29-vjeçari ishte i dënuar tri herë për vjedhje me armë dhe dhunë. 

DYSHIMET E FAMILJARËVE
Një ditë pas vrasjes së Anti Naçit, 28-vjeçarit përmetar në grykën e Këlcyrës, familjarët e tij kanë hedhur dyshimet e para për motivet që çuan në humbjen e jetës së njeriut të tyre të dashur. Djemtë e xhaxhallarëve të të atit të viktimës, në një prononcim ekskluziv për "A1 Report" hedhin hije dyshimi për një veprim hakmarrjeje në dëm të njeriut të tyre nga njerëzit e ish-nuses. Ky argument i tyre, mbështetet edhe tek zakonet krahinore të Burrelit origjina e ish-nuses së të ndjerit, ku divorci mes një çifti, i pabazuar aspak në çështje nderi, nuk falet lehtë. Vetë të afërmit e viktimës, mes dhimbjes së ndarjes nga jeta të njeriut të tyre orientojnë në një pikë shumë të besueshme policinë, e cila deri tani nuk ka rënë në gjurmët e autorit të këtij krimi.

DËSHMIA E TAKSISTIT
Mesditën e sotme, në komisariatin e policisë së Përmetit ka dhënë dëshminë e vet edhe shoferi i taksisë 46-vjeçari, Robert Coka. Ky i fundit ka dhënë detaje nga ngjarja e një dite më parë, duke u bazuar tek varianti i dëshmisë së djeshme, në atë që personi i cili shtiu me armë zjarri në drejtim të Andi Naçit nuk ishte i zonës së këtushme, por i panjohur. Veç tij, në komisariatin e policisë së Përmetit ka dhënë dëshminë e tij edhe ish-bashkëshortja e viktimës, e cila është shprehur se lajmin e vrasjes e mori vesh përmes ekranit të televizorit. Madje ajo ende pa marrë vesh për ngjarjen, kishte shkuar në banesën e ish-të shoqit, për të marrë fëmijën 2-vjeçare të çiftit të divorcuar më 2 prill të këtij viti. Nga ana e saj, policia e Përmetit po vijon punën për kapjen e autorit të krimit, ndërkohë që deri tani shenjat janë mjaft mosbesuese për identifikimin dhe kapjen e tij.

KUR DHE SI NDODHI VRASJA

Një telefonatë e mbërritur dje pasdite në policinë e Gjirokastrës njoftoi se rreth 300 metra pa hyrë në qytetin e Këlcyrës afër grykës së Këlcyrës ka ndodhur një vrajse me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas. Nga të dhënat paraprake të siguruara nga policia mësohet se vrasja ka ndodhur kështu:

"Në automjetin tip Benz me targa Pr 2012 B, që drejtohej nga Robert Çoka, 46 vjeç nga Këlcyra, i cili udhëtonte nga Ura e Lekëlit për në Përmet dhe punonte si taksixhi, kanë hipur si pasagjerë tre shtetas tek Ura e Lekëlit. Në vendin e parë shtetasi Andi Naçi dhe nga mbrapa dy shtetas të tjerë, një nga fshati Kataundishtë i Përmetit dhe një shtetas tjetër i panjohur.

Midis Grykës së Këlcyrës dhe qytetit të Këlcyrës rreth 300 metra pa u futur në qytet, shtetasi i panjohur, që ishte pasagjer i ulur në sediljen e pasme mbrapa sediljes së parë të pasagjerit i ka kërkuar drejtuesit të automjetit, që ta mbante automjetitn për të kryer nevojat personale .

Drejtuesi i automjetit ka mbajtur makinën dhe në momentin që makina ka ndaluar shtetasi që ishte pasagjer, i cili i kërkoi të mbante makinën, ka hapur derën dhe duke dalë jo plotësisht nga makina ka nxjerrë nga xhepi një armë zjarri pistoletë dhe e ka shkrepur në drejtim të pasagjerit të parë.

Në shkrepjen e parë pistoleta nuk qëlloi dhe shtetasi e rimbushi për së dyti me një shpejtësi të madhe dhe herën e dytë ka qëlluar në mes të shpatullave pasagjerin që ishte në vendin e parë, shtetasin Andi Naci dhe menjëherë është hedhur nga makina, pasi drejtuesi i automjetit i dha gaz makinës nga frika "- thuhet në njoftimin e policisë.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›