E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Këlcyrë, arrestohet autori, plagosi dhe një polic

Të tjera rreth shkrimit Këlcyrë, ekzekutohet inspektori FOTO/ Makina ku ndodhi vrasja PËRMET – Pa kaluar 24 orë nga vrasja brenda në taksi e Andi Naçit, inspektor mjedisi në Gjirokastër policia arreston autorin.

Ai është Jetjon Veizi, 29 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë. Sipas burimeve policore, Veizi është kapur në të dalë të Këlcyrës dhe në momentin e arrestimit ai ka bërë rezistencë duke plagosur me thikë në dorë punonjësit e policisë. Veizi ka qëlluar edhe me armë në ajër.

Sipas policisë 29-vjeçari ishte i dënuar tri herë për vjedhje me armë dhe dhunë dhe në momentin e arrestimit i është sekuestruar pistoleta dhe dy thika.  

DYSHIMET E FAMILJARËVE
Para se të mësohej arrestimi i autorit, korrespondenti ynë në Gjirokastër, Piro Nase, ka udhëtuar drejt familjes së Andi Naçit, të cilët hodhën dyshime se vrasja mund të ketë lidhje me divorcin e 28 vjeçarit me bashkëshorten e tij, me të cilën kishin dhe një fëmijë të vogël 1 vjeç. Djemtë e xhaxhallarëve të të atit të viktimës, në një prononcim ekskluziv për "A1 Report" hodhën hije dyshimi për një veprim hakmarrjeje nga njerëzit e ish-nuses me origjinë nga Burreli.

NE MESDITE U PYET TAKSISTI DHE ISH BASHKESHORTJA E VIKTIMES
Mesditën e sotme, (14 maj) në komisariatin e policisë së Përmetit dha dëshminë edhe shoferi i taksisë, 46-vjeçari, Robert Coka. Ai i qëndroi deklaratave të një dite më parë, pak orë pas vrasjes, se personi i cili shtiu me pistoletë në drejtim të Andi Naçit nuk ishte i zonës, por i panjohur.

Në komisariatin e policisë së Përmetit ka dhënë dëshminë e tij edhe ish-bashkëshortja e viktimës, e cila ka thënë se  lajmin e vrasjes e kishte marrë vesh përmes ekranit të televizorit.  Madje ajo ende pa marrë vesh për ngjarjen, kishte shkuar në banesën e ish-të shoqit, për të marrë të voglin.

VRASJA PASDITEN E 13 MAJIT

Vrasja ndodhi rreth 300 metra pa hyrë në qytetin e Këlcyrës afër grykës së Këlcyrës. Viktima së bashku me 3 persona të tjerë, tek Ura e Lekëlit, kishte hipur në taksi tip Benz me targa Pr 2012 B, që drejtohej nga Robert Çoka, 46 vjeç për në Përmet. Në vendin e parë është ulur Andi Naçi, viktima  dhe nga mbrapa dy persona të tjerë, një nga fshati Kataundishtë i Përmetit dhe një person tjetër i panjohur.

Midis Grykës së Këlcyrës dhe qytetit të Këlcyrës rreth 300 metra pa u futur në qytet, i panjohuri, që ishte pasagjer i ulur në sediljen e pasme mbrapa sediljes së parë të pasagjerit i ka kërkuar drejtuesit të automjetit, që ta mbante automjetitn për të kryer nevojat personale. Drejtuesi i automjetit ka mbajtur makinën dhe në momentin që makina ka ndaluar autori i cili i kërkoi të mbante makinën, ka hapur derën dhe duke dalë jo plotësisht nga makina ka nxjerrë nga xhepi një armë zjarri pistoletë dhe e ka shkrepur në drejtim të pasagjerit të parë.  Në shkrepjen e parë pistoleta nuk qëlloi dhe autori e rimbushi për së dyti me një shpejtësi të madhe dhe herën e dytë ka qëlluar në mes të shpatullave Andi Naçin i cili ishte  pasagjer në vendin e parë. Më pas ai është hedhur menjëherë nga makina, pasi drejtuesi i automjetit i dha gaz makinës nga frika.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›