E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron: Projektligj për qendrimin në BE

14-05-2013 / Gazeta 55

Sipas kryeministrit britanik referendumi do të mbahet në 2017

Euroskeptikët e partisë konservatore britanike mund t’i gëzohen një pike më shumë në favor të tyre. Ata kanë prezantuar një projektligj për t’i dhënë dritën jeshile një referendumi për qëndrimin ose daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian. Sinjalin për këtë kryeministri Dejvid Kamerun e ka marrë nga Uashingtoni ku po qëndron për një vizitë zyrtare dhe është takuar me presidentin amerikan Obama. Presioni në vendlindje ishte më se i dukshëm pas daljes publikisht dhe të dy ministrave të tij për daljen nga Bashkimi Europian. Kamerun gjithësesi ka theksuar se referendumi nuk do të mbahet para vitit 2017, pra para se të rregullohen marrëdhëniet me Brukselin. Kamerun është shprehur se nuk bëhet fjalë vetëm për interes kombëtar, por Europa duhet të jetë më e hapur, garuese dhe fleksibël. Një qëndrim ky që synon një ruajtje ekuilibri të qeverisë së koalicionit me liberaldemokratët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›