E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Bullgari, fiton e djathta e Borisov

14-05-2013 / Gazeta 55

Pas zgjedhjeve në Bullgari, rezultatet kanë ndërtuar një fitore të ish kryeministrit Borisov, që sipas të dhënave nuk mendohet të marrë më shumë se 33 për qind të votave. Duke mos pasur një mazhorancë të qartë në parlament, konservatorët duket se nuk do të jenë në gjendje të formojnë qeverinë dhe për këtë arsye duhet të krijojnë aleanca të reja. Menjëherë pas partisë GERB të Borisov, vijnë socialistët e Sergi Stanishev, ish kryeminitër, nën drejtimin e të cilit vendi u bë anëtar i Bashkimit Europian në vitin 2007. këto ishin zgjedhje të parakohshme për vendin. Dimrin e kaluar protesta të dhunshme në rrugë për varfërinë dhe korrupsionin që pushtoi vendin, detyruan Borisov të jepte dorëheqje. Mosbesimi në politikë ka regjistruar dhe pjesëmarrjen më të ulët të historisë në Bullgarinë post komuniste. Me qindra persona kanë manifestuar në Sofia kundër konservatorëve. Ka pasur dhe shumë akuza për manipulim të zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›