E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet vrasësi i Kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj

15-09-2012 / Gazeta 55

Homazhe në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Krerët e shtetit dënojnë vrasjen kriminale të shefit të Policisë së Shijakut, Adem Tahiraj. Berisha dhe Noka vizitë ngushëllimi në familjen e oficerit të Policisë, Tahiraj
Kryeministri Berisha: Me forcën e ligjit do të ndëshkojmë krimin dhe kriminelët
KLD, verifikime në gjykata për dosjen e Ilir Xhakjes

Ilir Xhakja, person me precedentë penal dhe i dënuar në mungesë me 21 vjet burg për vrasje, u vetë-dorëzua në orën 02:00 të mëngjesit të djeshëm, në pamundësi arratisje pas rrethimit nga RENEA dhe forca të shumta të Policisë së Durrësit. Në kërkim bashkëpunëtori dhe njëherazi nipi i tij, Ledio Krasnaj

Forcat RENEA të mbështetura dhe nga policia e Durrësit kanë arrestuar mëngjesin e së premtes në fshatin ShnaVlash, të shumëkërkuarin Ilir Xhakja, i cili pasditen e së enjtes, ekzekutoi me breshëri automatiku Kryekomisarin e policisë së Shijakut Adem Tahiraj 49 vjeç, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës.
Forcat speciale të RENEA-s të mbështetur edhe nga efektiva të rendit të Durrësit kanë izoluar vendin në të cilën më herët, kishin marrë informacione se fshihej autori kryesor i vrasjes Ilir Xhakja 38 vjeç, duke bërë që ky i fundit tu vetë dorëzohej forcave të policisë në pamundësi për tu larguar së bashku me armën e krimit.
Ilir Xhakja, njihet si person me precedentë të shumta penale si vrasje, plagosje, peng-marrje të personave, vendosjes së eksplozivit i cili arriti tu shpëtonte operacioneve më të detajuara të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të specializuara për plot nëntë orë, kohë në të cilën është finalizuar dhe operacioni i suksesshëm i forcave policore në drejtim të arrestimit të tij.
Burimet e policisë bëjnë te ditur se, i ashtuquajturi kapobanda i Shijakut, ka qenë i armatosur, por nuk ka bërë rezistence ndaj rrethimit të specialeve nga Tirana ndërsa policia po vijon operacionet në terren për arrestimin e bashkëpunëtorit të Xhakjes, Ledio Krasnaj, përkatësisht nipi i tij, i cila akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje dhe në fshehje të autorit kryesor të ekzekutimit të shefit të policisë së komisariatit të Shijakut.
Policia e Durrësit sqaron se Tahiraj është qëlluar pesë herë, ndërsa arma e përdorur në ekzekutimin e tij është pistoletë Glok Austriake, e cila është sekuestruar në momentin e arrestimit të Ilir Xhakja, në krehrin e së cilës janë gjetur edhe 12 fishekë të tjerë.
Sipas policisë, konflikti mes autorit të krimit, ka nisur gjatë kohës që Kryekomisari i shoqëruar dhe nga dy specialistë të tjerë kishte dalë në një operacion për bllokimin e automjeteve që lëviznin me xhama të errët  por edhe në identifikimin e personave që lëviznin me armëmbajtje pa leje.
Ka qenë pikërisht ky moment që policia ka ndaluar Ledio Krasnaj, duke i kërkuar të ushtrojë kontroll në automjetin e tij. Gjatë ushtrimit të detyrës Kryekomisari ka hasur në kundërshtimit e Ledios, në ndihmë të së cilit ka shkuar dhe Ilir Xhakja, i cili në debat e sipër ka qëlluar pesë herë me pistoletë mbi trupin e Kryekomisarit, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë policia ka ushtruar kontroll në banesat e dy personave të identifikuar dhe që ishin shpallur në kërkim, duke sekuestruar në banesën e Xhakajt katër automjete, dy prej të cilëve të blinduara, një automatik i kalibrit 56 mm, dy karikator, 170 fishekë si dhe një palë dylbi snajperi. Ndërsa në banesën e Ledios policia ka sekuestruar vetëm 60 fishekë.

Automjete të blinduara dhe armë zjarri në banesën e Ilir Xhakja

Policia e Durrësit sekuestroi dje dy automjete të blinduara dhe një automatik në banesën e 38-vjeçarit Ilir Xhakja, i arrestuar si autori kryesor i vrasjes së Kryekomisarit Adem Tahiraj, pasditen e së enjtes në fshatin Katund-Sukth, teksa ky i fundit kryente kontrollin për armëmbajtje pa leje në këtë zonë.
Gjatë kontrollit të ushtruar dje paradite në banesën e fshatit Katund Sukth, në vendin ku u vra kryekomisari i Policisë së Shijakut, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete të blinduara, njëri tip BMW dhe tjetri fugon, prodhim amerikan, një armë zjarri automatik me dy krehër dhe 170 fishekë model 56, një dylbi snajperësh, si dhe targa të shumta automjetesh.
Kontrolle janë kryer edhe në banesën e 17- vjeçarit Ledio Krasnaj, ku u gjetën edhe 60 fishekë.
Pas vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, 17 vjeçari Krasnaj, nip i autorit të vrasjes, është shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë të një dite më parë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›