Edhe alkooli mund te shkaktoje kancer

Kohet e fundit gjate nje bisede ne programin televiziv te David Letterman aktori Michael Douglas tha se ishte diagnostikuar me kancer ne gryke dhe se kanceri ndodhej ne fazen e katert. Kjo eshte faza me e perparuar e kancerit kur tumori eshte zmadhuar dhe mund te perhapet. Douglas thote se qe ne fillim te veres ai ishte vizituar here pas here tek mjeku duke u ankuar per ngjirje zeri e dhimbje grykesh por kanceri mbeti i pazbuluar per disa jave derisa ne gjuhe iu shfaq nje tumor me madhesine e nje arre. Aktori Douglas thote se per semundjen fajeson stilin e tij te jeteses. Ai ka pire cigare e alkool dhe ky lloj kanceri shkaktohet pikerisht nga duhani dhe pijet alkoolike.
Thuajse cdo njeri e di se duhani shkakton kancer por pak vete e njohin rrezikun qe paraqet alkooli. Doktor Philip Brooks i Institutit Kombetar te Shendetit thote se alkooli eshte klasifikuar si karcinogjen. Cdo substance qe eshte drejtperdrejt pergjegjese per shkaktimin e kancerit quhet karcinogjen.
Studimet kane treguar se 4 gota alkool ne dite shtojne rrezikun e prekjes nga kanceri ne goje melci dhe zorren e trashe. Edhe pirja e moderuar qe llogaritet te jete 1 gote ne dite per grate mund te shtoje rrezikun per prekjen nga kanceri ne gji. Dhe rreziku eshte i njejte pavaresisht nese personi pi birre vere vodka etj.
Menyra apo mekanizmi se ne cmenyre alkooli shkakton kancerin ende nuk njihet plotesisht. Teoria qe mbizoteron sot ne qarqet mjekesore eshte se pijet alkoolike permbajne etanol i cili kur hyn ne organizem shperbehet ose metabolizohet ne acetaldehyde substance karcinogjene a kancerogjene. Etanoli ne pijet alkoolike shnderrohet edhe ne estrogjen qe mendohet se shton rrezikun per prekjen nga kanceri ne gji.
Rreziku i kancerit nga alkooli eshte vene ne dukje nga studimet e kryera mes pjesetareve te sektit fetar Mormon - qe nuk perdorin alkool - rastet e kancerit te gojes dhe te gjirit mes tyre ishin shume te pakta. Aktori i njohur Michael Douglas thote se deri tani kanceri nuk eshte perhapur. Ai ka filluar trajtimin me kimioterapi dhe rrezatime. Mjeket i kane thene se prognozat jane te mira gje qe edhe Douglas e beson.