E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashashi perplasen me arme policia me kultivuesit

Agjentet e antidroges gjate nje aksioni per arrestimin e kultivuesve te hashashit kane hasur ne rezistencen e tyre te cilet i jane pergjigjur policise me te shtena kallashnikovi. Perplasja ndodhi ne periferi te Tiranes mbremjen e djeshme gjate nje aksioni policor i ndermarre nga efektivet e policise te Komisariatit te Kamzes. Ngjarja ndodhi ne fshatin Zgur ku forcat e rendit kishin zbuluar nje parcele te mbjelle me lende narkotike hashash. Diten e djeshme dhe gjate dites se marte uniformat blu kane mbajtur nen vezhgim parcelen me 500 bime kanabis dhe mbreme kane nderhyre kur kane pare qe dy persona po shkonin ne drejtim te saj. Forcat policore shkuan ne vendngjarje per te bere ndalimin e dy te dyshuarve por jane ndaluar nga bresherite e automatikut. Por rezistenca e te dyshuarve ka zgjatur vetem pak caste pasi blute e Kamzes kane arritur te arrestojne te dyshuarin Ibrahim Elezi i cili ka shtene me arme ne drejtim te tyre. Fatmiresisht nga sulmi nuk ka asnje person te lenduar ndersa sipas burimeve mesohet se personat qe kane qelluar kunder policise kane qene dy. Forca te tjera nga Policia e Tiranes dhe Sektori i Antidroges kane shkuar ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet per zbardhjen e saj ndersa ne vijin do te behet asgjesimi i bimeve te hashashit. I dyshuari Ibrahim Elezi eshte denuar me pare per vepren penale te vjedhjes dhe nga arrestimi rezultoi se kishte kryer nje tjeter veper penale ate te bigamise. Nga hetimet ai rezultoi se ishte martuar me dy gra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›