Sherri mes të burgosurve, vdes në spital i plagosuri në Shën Koll
LEZHË- I dënuari i burgut të Shën Kollit në Lezhë, që u plagos pas një sherri me një tjetër të burgosur mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë sot në Spitalin Ushtarak.
Mësohet se Kastriot Allamani ka qëlluar me mjete të forta të dënuarin Aranit Rama, pas një sherri mes tyre ne dhomën e ajrimit, ndërkohë që ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Për zbardhjen e plotë të ngjarjes është ngritur një grup hetimor, ndërkohë që autori i plagosjes, Allamani, është dërguar në dhomat e izolimit.
(ma.ar/BalkanWeb)