E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt kthehet në legjendë, gara e 200 m s'ka histori

LONDER- Usain Bolt është në legjendë. Xhamaj kani është futur në histori pas triumfit të arritur mbrëmë në garën e 200 metrave, ku u rendit i pari, duke treguar se bota është në këmbët e tij në këto momente. I pakapshëm, stratosferik, një atlet i jashtëzakonshëm. Është ky Usain Bolt, njeriu më i shpejtë i planetit dhe një sportist i adhuruar nga të gjithë. Askush më parë nuk kishte arritur të fitonte dy herë radhazi garën e 200 metrave apo më tej, të fitonte si 100 dhe 200 metrat, dy herë radhazi. Bolt dha kohën 19 sekonda e 32 të qindtat, duke barazuar rekordin e vendosur nga Majkëll Xhonson në Atlanta 1996. E megjithatë, çudia qëndroi sërish në faktin se xhamajkani e ngadalësoi ndjeshëm ritmin në metrat e fundit, gjë që është bërë si zakon për të. Por, një tjetër rekord ka qenë fakti se në pod janë ngjitur tre sprintierë xhamajkanë, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në histori. Pas Bolt u rendit bashkëpatrioti i tij Johan Blejk dhe i treti Uorren Veir. Gara e zhvilluar nga Bolt ka bërë të çmenden 80 mijë të pranishmit në stadiumin "Olimpik". Gjithçka ka qenë e ezauruar për të ndjekur këtë atlet, por edhe një prej garave më të rëndësishme të Olimpiadës. Në fund, gara nuk ka patur histori, pasi fituesi ka qenë sërish ai, "Mbreti Usain". Me kohën e dhënë të mërkurën, 20.18, ai kishte treguar se ishte sërish në formë, për më tepër duke parë lehtësinë me të cilën i përshkoi 200 metrat. 

GARAT 
Një rezultat të madh në 800 metra për meshkuj dha atleti nga Kenia Rudisha, i cili përveç medaljes së artë, theu edhe rekordin botëror në kohën 1.40.91. Në këtë disiplinë, Nijel Amos arriti medaljen e parë olimpike në historinë e Botsvanës, ndërsa medalja e bronxit i shkoi kenianit tjetër, Kitum. Ky i fundit është vetëm 17 vjeç dhe rezultati i tij e bën atë më të riun e historisë që ngjitet në pod. Ndërkohë, për 23 vjeçarin Rudisha ka qenë një garim i jashtëzakonshëm, pasi rekordi botëror në 800 metra nuk thyhej që nga Olimpiada e Montrealit në vitin 1976. Ishte kubanezi Huan Alberto Huantorena, që në atë turne dha kohën 1.43.50. Në fakt, David Rushia është kampion i garave të distancës prej disa vitesh. Ai kishte shkruar historinë edhe në Botërorin e Daegus, por edhe në turneun e Rierit në Itali. Në Botërorin e Berlinit në 2009, ai theu rekordin botëror në 400 metra, duke dhënë kohën 49.1 sekonda. Sa u përket garave të tjera, bie në sy koha shumë e mirë e dhënë nga atletja nga Afrika e Jugut Kastor Semenia, e cila u kualifikua për në finale. Flamurmbajtësja e këtij vendi ishte tepër e diskutuar në Pekin, kur u hodhën dyshimet se ajo ishte një mashkull i maskuar si femër. Pas një lufte të gjatë, ajo arriti ta fitonte çështjen.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›