Arrëthyesi, përralla e Krishtlindjeve premierë në TOB
Nën tisin brilant të perrallës dhe valseve të mrekullueshme ruse, ëndrra e Klarës së vogël, e rritur tashmë dhe e dashuruar me princin, krijoi një atmosferë festive në skenën e Teatrit të Operas me premierën e baletit Arrëthyesi. Ka mjaftuar thyerja e Arrëthyesit, dhuratës së Vitit të Ri, që vashëza e vogël në ditën e Krishtlindjes të hynte në botën e ëndrrave ku ajo gjeti qetësine dhe bukurinë e jetës. Mbi këtë tregim të Ernst Hofman dhe muzikë të Çajkovskit, Arrëthyesi, shfaqja më popullore e Krishtlindjeve për teatrot europiane u ngjit edhe në Tiranë nga Ilir Kerni dhe artistët e Teatrit të Operas, për një publik që si rrallhëerë e mbushi platenë në një premierë baleti.
Pas baletit “La sylfide dhe Kopelia”, koreografi Ilir Kerni sërish rolin e protagonistes ia ka besuar balerinës së re Ledia Sulaj. Jo vetëm valset dëfryese të Çajkovskit dhe kostumet e krijuara enkas për këtë shfaqje, por dhe skenat që përngjajnë me mbretëritë e përrallave në sytë e një fëmije, përmes flokëve të dëborës të kujtojnë magjinë e Krishtlindjes dhe ardhjen e Vitit të Ri.