E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, nesër do të publikojmë çmimin e ri të energjisë

Joseph Heisek kreu i bordit të OSSH deklaroi se tarifa e re e energjisë do të bëhet publike nesër. Në një deklaratë të posaçme për mediat Heisek u lëshoi apel dhe konsumatorëve duke thënë se faturat e papaguara do të zgjidhen nëpërmjet gjykatës dhe nëse nuk paguhen brenda një afati kohor prej 10 ditësh do të ketë ndërprerje të energjisë.
“Ne duhet të rrisim mbështetjen ndaj OSSH-së në mënyrë që të rrisim kualitetin. Rritja e çmimit nuk është një gjë e mirë prë cilindo qytetar, por nëse këtë vit ne nuk e rrisim çmimin, atëherë ai do të duhet të rritet më shumë vitin që vjen dhe humbjet në vlerë monetare do të jenë më të mëdha pasi do të na duhet të mbulojmë kreditë e marra nga huadhënësit. Nëse marrim mbsëhtetjen e qeverisë dhe të entit rregullator ne mund të vazhdojmë me investimet. Për sa i përket familjeve debitore, të cilat nuk kanë paguar faturat e energjisë ne i kemi dërguar letra ku i kërkojmë shlyerjen e faturave por ata sërish nuk paguajnë. Në këtë nuk mund ta tolerojmë dhe nëse 17 % e debitit nuk paguhet brenda 10 ditëve duke filluar nga sot do të ndërpresim energjinë. Gjithashtu ka pasur ndërhyrje dhe tek aparatet e energjisë elektrike nga konsumatorët mbase këta të ndihmuar dhe nga njërezit tanë. Ne do i ndëshkojmë ata me fakte duke i çuar në gjykatë.”
OSSH do të pushojë nga puna dhe 450 punonjës të cilët nuk zbatojnë kriteret dhe që kanë ndihmuar konsumatorët në mënyrë të jashtligjshme të grabisin energjinë elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›