E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, shqiptarët nuk u besojnë institucioneve

Sipas një ankete të realizuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), shqiptarët etnik kanë pasur besim më të ulët se sa maqedonasit etnikë tekinstitucionet, të cilat perceptohen si simbole të shtetit dhe në interesin nacional si presidenti i Republikës, qeverinë apo në armatë.
 

Anketa e cila është realizuar me 1.300 të anketuarve thotë se në vitin 2010 besimi në këto institucione tek shqiptarët etnikë është pakësuar edhe më tepër.
 

Nga ana tjetër, shqiptarët etnikë kanë besim më të lartë se sa maqedonasit etnikë në komunitetin ndërkombëtar dhe "institucionet e reja si partitë politike, vetëqeverisjen lokale dhe shoqërinë civile".
 

Por, në vitin 2010 ka ulje të besimit në këto institucione dhe për herë të parë shqiptarët etnikë kanë besim më të ulët se sa maqedonasit etnik. Ky trend, sipas sondazhit, mund të jetë tregues i pritjeve të parealizueshme në mesin e shqiptarëve etnikë nga "institucionet e reja partitë politike dhe vetëqeverisja lokale".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›