E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marreveshja per nenshkrimin elektronik

Shqiperia eshte vendi i dyte ne rajon qe leshon certifikata dixhitale tha ministri Pollo duke vleresuar se marreveshje eshte nje hap tejet te rendesishem per programin qeveritar Shqiperia Dixhitale si dhe nje bashkepunimin shume te frytshem midis postave te dy vendeve tona.

Si rezultat i ketij bashkepunimi dhe pervojes te avancuar te postes italiane Posta Shqiptare leshon e para ne tregun shqiptar certifikatat dixhitale qe do ndihmojne shume ne komunikimin dhe identifikimin ne distance te shume sherbimeve qe deri tani kryheshin vetem me pranine fizike te perdoruesit tha Pollo.

Nenshkrimi elektronik perdoret per te njejten arsye si nenshkrimi klasik i bere dorazi. Nenshkrimi dorazi tregon aprovimin e nenshkruesit siguron origjinalitetin e dokumentit lidh nenshkruesin me dokumentin ka vlere ligjore dhe ka nje rol ceremonial.

Nenshkrimi elektronik qe aplikohet ne dokumentin elektronik perjashto rolin ceremonial ka te njejtat cilesi me ate te bere dorazi. Nga ana teknike nenshkrim elektronik konsiderohen te dhena ne forme elektronike qe integrohen ne nje dokument elektronik per te ruajtur origjinalitetin e dokumentit dhe per te vertetuar derguesin ose marresin. Ne ofrimin e sherbimit te nenshkrimit elektronik Posta Shqiptare ka avantazhin e shtrirjes gjeografike ne te gjithe territorin e Shqiperise si dhe te garantimit te sigurise si institucion shteteror. /Start/

2010-11-05 1603

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›