Falsifikonte pije pranga pronarit
ELBASAN- Pranga pronarit te fabrikes qe falsifikonte pijet freskuese. Policia e Elbasanit beri te ditur se 33-vjecari Besnik Panxhi u arrestua dje pasi akuzohet se tregtonte dhe prodhonte pije me etiketat e firmave te tjera ne vend. Drejtoria e policise nepermjet Sektorit te Krimit Ekonomik sekuestroi sasi pijesh si Cola Ekstra Leng Molle Leng Rrushi Fanta dhe Bukaniku pasi tregtoheshin me stampat e ambalazhit te falsifikuara. Mesohet se fabrika qe i prodhonte ato ishte ndertuar ne fshatin Derstile te komunes Gjinar. Gjate kontrollit u sekuestruan 250 koli Cola Ekstra 300 koli Leng Molle 20 koli Leng Rrushi 40 koli Fanta si edhe 5100 bidona plastike me etikete uji natyral Bukaniku te gatshme per shitje. a.k