Grabiten televizoret e gjithe hotelit
KSAMIL - Vidhen 14 televizore gjate oreve te para te mengjesit ne nje hotel ne qender te qytezes se Ksamilit. Policia e Sarandes beri te ditur se pronari i Johns hotel J. Jotopulli kreu denoncimin e demit te shkaktuar diten e djeshme. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes si nga pronari ashtu dhe nga policia nuk u konstatua asnje shenje dhunimi i dyerve apo dritareve. Dyshohet se autoret kane vepruar ne grup duke grabitur 14 televizore ne 14 dhoma te hotelit. Ata dyshohet se kane hyre nga nje mur per ne brendesi te hotelit. Me pas i kane transportuar televizoret ne nje makine. Jotopulli ka disa vite qe ka ndertuar hotelin me kursimet nga puna si emigrant ekonomik ne Greqi. sh.d