Arrijnë ndihmat e para amerikane në Pakistan

Islamabad, 13 gusht - Në Pakistan kanë mbërritur ushtarë dhe helikopterë amerikanë për të ndihmuar në operacionet humanitare në zonat e prekura nga përmbytjet.
Rreth 1 000 ushtarë amerikanë do t’i bashkëngjiten operacioneve të ndihmës në Pakistan. Siç transmeton REL, Washingtoni ka premtuar 71 milionë dollarë ndihma emergjente për Pakistanin.
Qeveria pakistaneze është përballuar me kritika të ashpra brenda vendit lidhur me reagimin e ngadaltë në zonat e prekura nga moti i keq. Nga përmbytjet 1 500 persona kanë humbur jetën dhe 7 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma të menjëhershme, pasi kanë mbetur pa shtëpi dhe pa qasje në ujin e pijshëm.
Presidenti pakistanez dje zhvilloi të parën vizitë në zonat e goditura nga përmbytjet.