Arrin në 1500 numri i viktimave nga përmbytjet në Filipine

Numri i viktimave nga përmbytjet, të cilat morën me vete vendbanime të tëra në rajonet jugore të Filipineve, arriti në 1.500 persona, pasi që autoritetet e përhapën kërkimin pas viktimave.
Drejtoria për mbrojtje civile publikoi se 891 persona e kanë humbur jetën në Kagajan de Oro dhe 451 në qytetin Iligan. Viktimat tjera janë nga provincat tjera.
Shumica e viktimave nuk janë të identifikuar.
Shefi i mbrojtjes civile, Benot Ramos, theksoi se trupat janë nxjerrë nga deti qindra kilometra larg ga dy qytetet bregdetare në ishullin Mindanao, ku më 16 dhjetor stuhia tropikale shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të tokës dhe rrezikoi jetën e gjysmë milionë njerëzve.