E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Maria kërkon më shumë para

Angel Di Maria e ka mposhtur heshtjen. Mesfushori argjentinas kërkon më shumë para nga Real Madridi. Sipas mediave spanjolle, futbollisti i krahut dëshiron rritje të rrogës, në kontratën e re me klubin madrilen.

Në kontratën aktuale, përfaqësuesi argjentinas paguhet rreth dy milionë euro, ndërsa ai dha kontribut shumë të madh në rezultatet që arriti ekipi i Jose Mourinhos gjatë pjesës së parë të sezonit. Aktualisht, ai merr para më pak se çereku i lojtarëve si Cristiano Ronaldo dhe Leite Kaka. Nëse nuk i pranohet kërkesa për lëvizje në aspektin financiar, Di Maria mund ta konsiderojë largimin nga Santiago Bernabeu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›