E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrin në 53 bilanci i viktimave të përmbytjeve në Jemen

Sanaa, 12 gusht - Shirat e mëdha që shkaktuan përmbytje në Jemen prej fillimit të korrikut kanë marrë jetët e më shumë se 50 njerëzve.

Ministria e brendshme njoftoi se vërshimet e fundit në portin Hodeida në Detin e Kuq, i kanë marrë me vete edhe automjetet me të cilat banorët përpiqeshin të ikin, transmeton REL.

Jemeni është vend i varfër fisnor me 24 milionë banorë, i kapluar nga kryengritja e shiitëve në veri, i separatistëve në jug dhe nga veprimtaria e al-Qaedas në zonat malore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›