Britania e Madhe shtrëngon masat ndaj emigrantëve ilegalë

Londër, 12 gusht - çështja emigrantëve ilegalë në Britaninë e Madhe vazhdon të jetë një temë e nxehtë, e cila ka shtyrë qeverinë e kryeministrit David Cameron të ndërmarrë disa hapa shtrënguese.
Në perëndim të Londrës, shumë afër aeroportit Heathrow, është hapur një qendër e re grumbullimi për emigrantët ilegalë nga ku më pas ata dëbohen drejt vendeve të origjinës, transmeton Top Channel.
Qendra e detencionit Harmondsworth, e cila ka si kapacitet mbajtës të 615 personave është më e madhja në Evropë. Hapja kësaj qendre është komentuar nga zyrtarët e emigracionit si një hap për të shtuar numrin e të dëbuarve nga Anglia.
Ministri emigracionit, Damin Green, tha se shifrat tregojnë që Britania nuk po dëbon ashtu siç duhet ata të cilët nuk kanë të drejtë për të qëndruar në këtë vend. Ai shtoi se të gjithë ata që mendojnë se Britania do të vazhdojë të jetë një shtet liberal për të emigruar gabohen.