Serwer: Rezoluta 1244 per Kosoven, e tejkaluar
INTERVISTA/ Daniel Serwer, nga Instituti per Paqe i Shteteve te Bashkuara, me seli ne Uashington, vlereson se Rezoluta 1244 eshte e tejkaluar nga ngjarjet. Procesi politik, i parapare me 1244-shin, per vendosjen e statusit final, ka ndodhur", thote Serwer
Aktualisht jemi ne situaten, ku, me gjithe mendimin pozitiv te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Kosoven, Serbia dhe aleati i saj, Rusia, ende ne menyre te fuqishme e kundershtojne pavaresine e Kosoves. Tash, Beogradi ka propozuar nje rezolute per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Si e shpjegoni ju tere kete situate?
Mendoj se Beogradi eshte ne mohim te asaj se cka ka ndodhur. Ajo qe ka ndodhur eshte se pozicioni i Beogradit ishte i bazuar ne joligjshmerine e Deklarates se Pavaresise. Gjykata keshilloi se asgje nuk ishte e paligjshme. Kjo me te vertete i shkaterroi bazat e pozicionit te Serbise, por kjo nuk do te thote se Serbia duhet menjehere ta njohe Kosoven. Kjo do te thote se pozicioni i Serbise, i bazuar ne joligjshmerine, ishte i gabuar. Mendoj se Beogradi eshte ende ne mohim te asaj qe ka ndodhur.
Po cka mund te thoni lidhur me propozim-rezoluten e re te Serbise ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se?
Nuk e kam studiuar propozim-rezoluten e Serbise ne Kombet e Bashkuara. Secila rezolute, per te arritur ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, duhet te kaloje neper proces te negociatave. Mendoj se pjesa tjeter e botes me te vertete e ka humbur shume durimin me refuzimin e Serbise, per gjerat qe i dine shume mire, por nuk mund t'i pranojne per qellimet e brendshme politike. Nuk e di se si do te reagojne Shtetet e Bashkuara, por mendoj se amerikanet duhet te jene te pakenaqur me deshtimin e Beogradit qe ta shfrytezoje avantazhin e mundesise, qe e ofron opinioni keshilledhenes i GJND-se, per ta rivleresuar pozicionin e tyre.
Para disa ditesh, ministri i Jashtem i Kosoves ka kerkuar nga Keshilli i Sigurimit i OKB-se ndryshim te Rezolutes 1244. Disa analiste thone se ky ishte gabim, pasi opinioni i GJND-se ishte se pavaresia e Kosoves nuk paraqet shkelje te Rezolutes 1244. Cka mendoni per kete ceshtje?
Mendoj se Rezoluta 1244 eshte e tejkaluar nga ngjarjet. Procesi politik, i parapare me 1244-shin, per vendosjen e statusit final, ka ndodhur. Perfundimisht, jam i sigurt se Keshilli i Sigurimit do te deshiroje ta ndryshoje 1244-shin, ose te miratoje rezolute te re. Megjithate, mendoj se ende nuk ka ardhur koha, por e kuptoj shume mire se perse shteti sovran nuk do te jete plotesisht i kenaqur me Rezoluten 1244. Mendoj se Kosova eshte shtet sovran.
Pas vendimit te GJND-se, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, tha se do te kerkoje pavaresi te plote, pasi, sic tha ai, pavaresia e mbikeqyrur eshte afer fundit. Sipas jush, a eshte Kosova e gatshme per pavaresi pa mbikeqyrje?
Pyetja nuk eshte se sa eshte e afte, por cka eshte ne interesin me te mire per Kosoven dhe kosovaret. Me duket se, per momentin, eshte me rendesi qe riintegrimi, e vecanerisht ai i veriut, te ndodhe para se mbikeqyrja nderkombetare te largohet plotesisht. Eshte me rendesi te kuptohet se mbikeqyrja nderkombetare ne nje mase eshte ngarkese, e ndoshta edhe e padeshirueshme per ata qe deshirojne ta kene shtetin e tyre. Por, aspektet e tjera te saj jane shume te dobishme dhe mendoj se prania nderkombetare duhet dhe mund te kontribuoje ne riintegrimin e veriut, pasi mendoj se riintegrimi do te jete shume i veshtire, e ndoshta i pamundshem pa pranine nderkombetare.
Bashkesia nderkombetare po kerkon nga Prishtina dhe Beogradi per te biseduar per ceshtje praktike. Ne keto kushte, a mendoni se eshte e mundshme te organizohen bisedime te tilla?
Mendoj se po dhe kjo eshte e deshirueshme. Problemi qe e shoh eshte se pothuajse secila ceshtje praktike mund te konsiderohet si ngritje e ceshtjes se statusit. Une kam bere shume trajnime per negociata ne Serbi dhe ne Kosove dhe e di se pothuajse cdo ceshtje, nese doni, mund te kthehet te statusi. Por, ka ende shume ceshtje sa i perket shtetesise, ambientit, energjise, ujit, qe duhet te zgjidhen ndermjet dy fqinjeve. Asgje nuk mund ta ndryshoje gjeografine ne rastin e Kosoves dhe Serbise, sepse ato gjithmone do te mbeten fqinje dhe duhet te mesohen se si t'i zgjidhin keto probleme. Sinqerisht, preferoj qe ato te zgjidhen me biseda direkte Beograd-Prishtine. Shume njerez nuk pajtohen me mua, pasi mendojne se kerkohet edhe prania nderkombetare. Por, mendoj se bisedat direkte Beograd-Prishtine jane menyre e mire per te ecur.