E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetëra zjarre prekin Portugalinë

Lisbonë, 12 gusht - Zjarrfikësit portugezë po vazhdojnë fikjen e dhjetëra zjarreve në pyje që kanë përfshirë gjithë vendin dhe kanë vrarë dy nga kolegët e tyre.

Afër 50 zjarre kanë prekur pjesën qendrore dhe veriore të vendit, sipas agjencisë Reuters.

Agjencia e mbrojtjes civile njoftoi se 1 500 zjarrfikës janë mobilizuar për fikjen e zjarreve.

Rreth 18 mijë hektarë të pyjeve besohet se janë përfshirë në zjarr. Temperaturat në disa zona parashikohen të arrijnë në 40 shkallë Celsius.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›