Gruaja e dënuar me vdekje “rrëfehet” në televizionin iranian

Teheran, 12 gusht – Televizioni iranian ka transmetuar atë që e ka quajtur rrëfim të gruas të kërcënuar me vdekje.
Në transmetim, Sakineh Mohammadi Ashtiani, pranoi vrasjen dhe denoncoi avokatin e saj, i cili ka lëshuar vendin pasi që autoritetet u përpoqën ta arrestojnë, njofton BBC.
Rasti i Ashtianit ka shkaktuar zemërim në mbarë botën, pasi që ajo fillimisht u dënua me vdekje me gjuajtje të gurëve për shkak të tradhtisë bashkëshorte.
Dënimi i saj me vdekje është pezulluar përkohësisht nga autoritetet.
Në transmetim, nuk u përmend dënimi me vdekje dhe fokusi ishte zhvendosur nga pretendimi për tradhti bashkëshortore, në pohimin se ajo ishte e përfshirë në komplotin për vrasjen e burrit të saj.