Arrin në të paktën 155 numri i viktimave në Gaza
Gaza - Ka arritur në 155 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve ajrore izraelite në këtë qytet kundër Hamasit. Sipas Radios së Hamasit, numri I viktimave ka arritur në 155 dhe rreziok të rritet akoma më shumë pasi një numër i konsiderueshëm I të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Nga ana tjetër, Hamas u bëri thirrje sot trupave "të hakmerren me forcë" ndaj sulmeve izraelite kundër Rripit të Gazës nën kontrollin e tij dhe që kanë shkaktuar me qindra viktima. "U bëjmë thirrje të gjitha trupave tona të hakmerren me forcë ndaj operacioneve të armikut izraelit", bëri të ditur një zëdhënës i Hamasit në një mesazh të transmetuar në radio.