Bhoto përkujtohet në 1 vjetorin e vrasjes së saj
Garhi Khuda Bakhsh - Është përkujtuar në Pakistan një vjetori i vrasjes së ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto. Dhjetëra mijëra përkrahës të saj , shkuan sot në qytetin e saj të lindjes Garhi Khuda Bakhsh. Dhjetëra mijëra përkrahës të ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto, shkuan sot në qytetin e saj të lindjes për të shënuar një-vjetorin e vrasjes së saj. Në shkurt, Partia Popullore Pakistaneze e ish-kryeministres fitoi zgjedhjet dhe tani drejton një koalicion qeveritar. Bashkëshorti i saj, Asif Ali Zardari, u bë president. Zardari, në një deklaratë për të shënuar përvjetorin e vrasjes së saj, deklaroi se sulmi ndaj bashkëshortes së tij ishte një sulm ndaj qëndrueshmërisë së shtetit dhe kishte si synim të minonte përpjekjet për të ndërtuar strukturat demokratike dhe për të luftuar militantët. "Tiranët dhe vrasësit e vranë atë, por ata nuk do të jenë kurrë në gjendje të vrasin idetë që nxitën dhe frymëzuan një brez drejt synimeve të larta", deklaroi Zardari. Buto, 54-vjeç, u vra gjatë një sulmi me armë dhe me bombë në qytetin Raëalpindi ndërsa po largohej nga një miting elektoral vetëm dy muaj pas kthimit të saj nga mërgimi.