E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët ndërpresin kontaktet me EULEX-in

Krerët e komunave paralele serbe në veri të Kosovës kanë vendosur që të ndërpresin çdo kontakt me EULEX-in, përderisa ky mision nuk vepron si neutral karshi statusit të Kosovës.Zyrtarët lokalë serbë të Komunës së Mitrovicës, të dalë nga zgjedhjet jolegjitime serbe të 11 majit, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, njëzëri kanë vendosur që të mos bashkëpunojnë me përfaqësuesit e EULEX-it dhe që komunikimin me këtë mision ta realizojnë përmes administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.Ata i kanë kërkuar Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë që të bëhet publike marrëveshja gjashtëpikëshe ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Beogradit zyrtar, në mënyrë që përfaqësuesit serbë të sillen ndaj EULEX-it në mënyrë të përgjegjshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›