Gaza, rritet në 120 numri i të vdekur nga sulmi avionëve izraelitë

Banoret e Gazas, Palestine, pas sulmit te avioneve (Reuters)
Gaza, 27 Dhjetor, 12:05, NOA – Rritet frikshëm numri i personave të vdekur, pas sulmit të forcave ajrore izraelite.
Burime të agjencinsë së lajmeve “Reuters”, kanë bërë të ditur se, janë 120 persona që kanë gjetur vdekje pas bombardimit të bërë në rajonin e policisë së Gazas, mes tyre dhe shefi i këtij komisariatit dhe të gjithë personat që ndodheshin aty.
Avionët izraelitë qëlluan sot me më shumë se, tridhjetë raketa, në shënjestra të ndryshme në qytetin e Gazës, duke shkaktuar shumë të vdekur dhe dëme të mëdha (në foton bashkëlidhur), njoftoi një dëshmitar i agjencisë "Reuters".
Por nuk ka ende nuk rezultat zyrtar dhe përfundimtar të viktimave nga sulmi me raketa i avionëve izraelitë, mbi ato që ata i quajnë, bazat e HAMAS-it.
NOA
Shkarko attachment >> gaza__demet_pas_sulmit_400432801.jpg