E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avi Benyahou: Ky është vetëm fillimi i sulmeve kundër Hamasit

Telaviv - Zëdhënësi ushtarak izraelit Avi Benyahou ka deklaruar se operacioni i ndërmarrë sot kundër lëvizjes islamike Hamas në Rripin e Gazës nga forcat ajrore izraelite "vetëm sa ka filluar". Sipas tij,"Ky është vetëm fillimi i operacionit të ndërmarrë pas një vendimi të kabinetit. Kjo mund të kërkojë kohë. Ne nuk kemi fiksuar afat dhe do të veprojmë në funksion të situatës në terren", tha zëdhënësi. Ai saktësoi se aviacioni "izraelit kishte pasur në shënjestër sot kampe stërvitore ushtarake, zyra qeveritare, arsenal dhe qendra të komandës, të gjitha të Hamasit terrorist", citon AFP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›