Arrin sukses në Francë, filmi më i lirë në botë
FRANCË- Ka kushtuar vetëm 150 euro por deri tani është ndjekur nga 13 mijë spektatorë. Filmi titullohet 'Donoma', regjisori i tij është francezi Djinn Carrenard.
Ai ka bërë gjithcka vetë, duke nisur nga: skenografia, skenari, xhirimet dhe montazhin, ndërsa aktorët praktikisht të panjohur kanë marrë pjesë vullnetarisht në film.
Në një intervistë për të përditshmet franceze, Carrenard sqaron se “i vetmi shpenzim për filimin ka qënë marrja me qera e një kostumi për burra, i përdorur në një skenë që sic thotë ai “e preva pastaj në montazh”.
Filmit 'Donoma' i është dashur 2 vjet për të dalë në kinema. Sic tregon vetë regjisori “Në 2010 shumë kinema e kanë refuzuar. Nuk është një film për të rinjtë inteligjent, por as një film për njerëzit e periferisë”, thotë ai.
Filmi tregon historinë e një mësueseje liceu, një grua kjo e zhgënjyer nga dashuria.
(ma.ar/BalkanWeb)