Të drejtat e njeriut, OSBE: Mbrojtje ligjore ndaj diskriminimit
TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth bëri thirrje për rritjen e përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe respektimin e tyre.
Këto deklarata ambasadori i OSBE-së i bëri sot në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, për zyrtarët e vendit, trupin diplomatik, shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e medias.
"Sot në Evropë vëmendja e mbrojtes dhe promovimit të të drejtave të njeriut është bërë shumë e zkonshme. Të gjithë duket sikur bien dakrod kur është fjala për të drejtat e njeriut. Të gjithë jemi të angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Por a mjafton që të biem dakord për këtë?. Mbrojtja e të drejtave të njeriut kërkon më shumë sesa një vullnet të mirë, më shumë sesa një kuadër ligjor të detajuar, të drejtat e njeriut duhe të jenë të drejtat e jetës sonë individuale duke filluar nga vetë familjet tona", - theksoi Wollfarth.
Ambasadori i OSBE nënvizon se në themel të veprimeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duhet të vendoset parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit.
"Sot duhet të ketë më shumë fusha ku të drejtat individuale meritojnë mbrojtje. Në bazë të të gjitha veprimeve tona duhe të qëndrojë parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit. Barazi e plotë pra ligjit në të gjitha fushat. Mbrojtja ligjore mund të kërkohet për të gjitha llojet e dikriminimit, qoftë diskriminimit në bazë të racës, moshës, gjinisë, apo aftësisë së kufizuar etj. Paraimi i barazisë duhet të respektohet nga ne si qytetarë, si persona në çdo kohë kur bashkëpunojmë me njëri tjetrin",-tha ambasadori i OSBE-së.
(el.me/BalkanWeb)