E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heshtja nuk eshte diplomaci e qete Nga George Lyon*

Thuhet se diplomacia e qete ndihmoi per ta fituar Luften e Ftohte. Me ane te manovrimit te bute ne prapaskene, diplomatet ishin ne gjendje ta shtynin Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara nga pragu i konfliktit berthamor, ne ulje te tensionit, e ne fund - ne paqe. Ky sukses krijoi modelin qe eshte ndjekur nga te tjere. Por, ne boten e Pasluftes se Ftohte, ku suksesi matet jo vetem nga rezultati, por edhe nga procesi, a mundet diplomacia e qete ende t’i sherbeje te mires se perbashket?
Ne muajin dhjetor, Catherine Ashton, Perfaqesuesja e Larte per Politike te Jashtme ne BE, tha: "Besoj se shumecka mund te arrihet me diplomaci te qete". Per fat te keq, Lady Ashton duket se gabimisht e konsideron diplomacine e qete si heshtje shurdhuese. Gjate shtate muajve ne pune ajo eshte perballur me krizen humanitare ne Haiti, bujen nderkombetare pas sulmit te Izraelit ndaj anijeve ne rrugen e tyre drejt Gazes, dhe se fundi, me derdhjen e papare te naftes ne Gjirin e Meksikes. Ne te gjitha keto situata nuk e kemi degjuar asnje ze, e lere me ndonje renkim, nga personi i ngarkuar qe ta perfaqesoje BE’ne ne skenen boterore. Kjo i ka bere shume eurodeputete qe te pyeten pse kane votuar per kandidaturen e Ashton ne janar. Ashton eshte kritikuar shume per shkak se nuk e ka vizituar Haitin pas termetit shkaterrimtar. Kjo ishte prova e pare e saj e vertete ne pune dhe duke mos treguar solidaritet me haitianet, u krijua pershtypja se ajo, rrjedhimisht edhe BE’ja, ishte e shkeputur nga fatkeqesia. Une jam i sigurt se Ashton i ka bashkerenduar dergesat e ndihmes humanitare dhe ka biseduar ne telefon me Ministrat e Jashtem, por a nuk eshte kjo dicka qe duhet te behet nga diplomatet ne ekipin e saj? Si Ministre e Jashtme e BE’se, a s’duhet qe puna e saj te shihet nga njerezit? Edhe Nixon pershendetej here pas here nga Brezhnevi ne pisten e Moskes. Thene te drejten, Ashton u takua me te gjithe 27 Ministrat e Jashtem te BE’se pas sulmit ndaj anijeve qe po bartnin ndihme humanitare ne Gaze, ku u vrane nente njerez. Por, krejt e dine se Ashton nuk eshte aktere kur eshte fjala per konfliktin midis Izraelit dhe Palestines. Kur te gjithe i percjellin veprimet e Tony Blair, perfaqesuesit te kuartetit, ndersa nje fjale e Sekretares se Shtetit Hillary Clinton mund ta ndryshoje edhe drejtimin e eres, sa ka hapesire per nje anetare te re ne diplomacine rreth Lindjes se Mesme?
Perpjekjet per ta bllokuar shperthimin vullkanik te naftes nga thellesite e oqeanit ne Gjirin e Meksikes, kane cuar ne thirrje per pezullim te shpimeve per nxjerrje te naftes ne Europe, perfshire edhe Gunther Oettinger, Komisionari Europian per Energji, qe ka kerkuar nderprerjen e menjehershme te operacioneve ne Detin e Veriut.
Nderkohe qe kjo thirrje i shperfille standardet e larta te sigurise, te cilat tashme ekzistojne ne Europe, vecanerisht ne Britani te Madhe pas hetimit te rastit Piper Alpha dhe “Raportit Cullen”, ngjarjet pertej Atlantikut na bejne te perqendrohemi ne menyren e nxjerrjes se sigurt te naftes nga puset gjithnje e me sfiduese. Ne debatin per kete ceshtje, Perfaqesuesja e BE’se per Politike te Jashtme serish ka munguar. Puna e Ashton mund te jete bere me te lehte tash me krijimin e Sherbimit Europian per Veprim te Jashtem. Por, edhe perpjekjet per te krijuar nje baze me te sigurt e cila do te sherbente si pikenisje jane demtuar nga grindjet e vogla. Shpresoj qe Sherbimi Europian per Veprim te Jashtem mund te beje ndryshim. Derisa ka shume ceshtje te politikes se jashtme ku meritat e diplomacise se qete ende mund te shihen, perfshire edhe perpjekjet per t’i ndalur ambiciet berthamore te Iranit, ne epoken e Pasluftes se Ftohte ne presim qe lideret tane te dalin ne qender te vemendjes dhe te shprehin dhembshurine, indinjaten apo rezervat tona kolektive. Nese Ashton do te qendroje ne kete pozite gjate mandatit te plote pesevjecar, atehere ajo duhet te heqe dore.
* “The Guardian”

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›