Arrorët, Berisha: Axhendë primare, vendimmarrja t'i delegohet vendorëve
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha deklaroi se rritja e sipërfaqes me arrorë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit.
Këtë deklaratë Berisha e bëri në Konferencën ‘Gjendja dhe prespektivat e zhvillimit të drurëve arrore dhe shegës në Shqipëri’.
Shefi i qeverisë nënvizoi se Shqipëria ka bioversitetin më të madh natyror në botë, ndaj duhet treguar kujdes i madh për zhvillimin e prodhimeve të tokës.
“Rëndësi e jashtëzakonshme për nxjerrjen e vlerave nga cdo metër katrorë e kësaj toke, për zhvillimin e kësaj toke. Me arrorët bëjmë hapat më të mëdhenj në drejtim të zhvillimit jeshil të Shqipërisë, ai është zhvillimi në zgjatjen e jetës”,- theksoi Berisha.
Kryeminsitri vlerësoi se ka ardhur koha që pushteti qëndror t'i delegojë axhendën kryesore të zhvillimit të arrrorëve në vend pushtetit vendor, duke e bërë atë promotor të këtij projekti
“Kemi një problem, se qeveria qëndrore ka politika, ka fondet, ka ekpertizës, por cdo vendim duhet ta ketë qeverisja vendore. Projekti do të bëhet realitet pasi ne ta shndërrojmë në axhendën kryesore të politikave të zhvillimit, të kryetarëve të komunave. Do japim një mbështetje të madhe për vendorët që të shndërrohen në promotor të këtij projekti. Vendimmarrja ti delegohet vendorëve.”,- theksoi Berisha.
(e.m/BalkanWeb)