Licencat, "shkrihen" dy qendrat
Qendrat e Licencimit vijne akoma me prane sipermarresve te rinj, duke zgjeruar rrjetin e sherbimeve ne qytetet kryesore te vendit. Ne saje te nje marreveshje te arritur mes Qendres Kombetare te Licencimit (QKL) dhe Qendres Kombetare te Regjistrimit (QKR), rrjeti tashme i ngritur i QKR-se do te vihet ne dispozicion te qytetareve edhe per dhenien e licencave jo vetem ne Tirane. Ne aktivitetin e organizuar dje ne ambientet e QKL-se me rastin e nenshkrimit te kesaj marreveshje shume te rendesishme per biznesin, mori pjese edhe Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti. Gjithashtu te pranishem ishin drejtoret e Pergjithshem te QKR dhe QKL, Tomi Kola dhe Eneida Guria, kryetaret e Bashkive te Shkodres, Korces dhe Vlores, perkatesisht Lorenc Luka, Niko Peleshi, dhe Shpetim Gjika, zyrtari i Programit te USAID-it, Sean Huff si edhe perfaqesues te biznesit. Kjo marreveshje bashkepunimi do te beje te mundur qe sportelet e QKR-se te sherbejne dhe per sherbimet e licencimit te biznesit. Korca, Shkodra dhe Vlora jane te parat qytete ku do te fillojne te funksionojne sportelet e licencave.
Bashkimi ne nje vend i te dy sporteleve, jo vetem qe do te kurseje shpenzime te konsiderueshme nga buxheti i shtetit, por edhe do t'i siguroje lehtesira shtese bizneseve.
Ministri i Ekonomise, Prifti, vuri ne dukje kontributin e rendesishem te qendrave te sherbimit me nje ndalese per regjistrimin dhe licencimin e bizneseve ne permiresimin e klimes se biznesit ne Shqiperi, nje kontribut i evidentuar dhe ne raportin "Te Berit Biznes" nga Banka Boterore. Ne kete raport, renditja e Shqiperise persa i perket fillimit te nje biznesi - i cili lidhet drejtperdrejt me veprimtarine e QKR-se dhe QKL-se - ka pesuar nje ngritje nga vendi 123 ne te 46-in nga raporti 2008 ne ate 2010.
Vec te tjerash Ministri Prifti, tha se tashme eshte akoma edhe me e lehte per te marre nje licence per biznesin.
"Mes Qendres Kombetare te Regjistrimit dhe Qendres Kombetare te Licencimit nenshkruhet kjo marreveshje bashkepunimi per t'u perdorur infrastruktura e QKR-se, pra te njejtat sportele dhe zyra, per te bere edhe sherbimin e qendres kombetare te licencimit, u shpreh Ministri. Brenda kesaj qendre, brenda ketij sporteli te vetem sot ofrohen rreth 65% e te gjitha lejeve dhe licencave qe jepen ne Shqiperi per te hapur nje biznes.
Deri dje keto leje dhe licenca jane dhene neper institucione te ndryshme te shtetit shqiptar. Ne per te lehtesuar gjithe punen e biznesit per te marre keto leje e licenca, i kemi grumbulluar ne nje sportel te vetem", tha kreu i METE-s. Prifti ka siguruar se brenda ketij viti do te ngrihen edhe qendra te ngjashme licencimi per sektorin e energjetikes dhe ate minerar. Ne kete drejtim, bizneset kudo ne Shqiperi se shpejti do te mund te perfitojne nga lehtesirat e aplikimit per licenca me nje ndalese me prane tyre, duke shenuar keshtu nje arritje te rendesishme qe do ta beje me te lehte kryerjen e biznesit ne Shqiperi.