E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsen Venger merr një psikolog për Arsenalin

Trajneri vendos "14 rregullat". Shtypi ironizon, por rezultatet në fushë flasin për "topçinjtë" në krye të renditjes

Ka nga ata që i kanë quajtur "14 urdhëresat e Arsen Vergerit", si dhe nga ata që ironizojnë mbi efektivitetit dhe nevojshmërinë e një "kodi sjelljeje dhe motivimi", që i shtyn futbollistët të japin maksimumin (duke qenë se në një objektiv të tillë duhet të arrijnë vetë). Me siguri, 224 fjalët, të shkruara në një letër konfidencale, që trajneri i Arsenalit i ka dhënë secilit prej futbollistëve të tij, në pushimin e ndeshjes ndaj Boltonit, japin një këndvështrim tjetër, se si mund të drejtohen kampionët e futbollit modern. Gjithsesi, shtypi anglez nuk e ndjej nevojnën e këtyre "këshillave ndriçuese", si dhe të figurës së re që po del në futbollin e Premier Ligës, psikologu i skuadrës.

EKSPERTI - Në rastin specifik, eksperti i zgjedhur nga Vengeri, për të përpiluar dokumentin që ua dha "topçinjve", quhet Tim. Letra i ka rënë në dorë shtypit, ndoshta e hedhur nga ndonjë futbollist, pas ndeshjes. Sipas "Daily Mail", një nga gazetat më kritike në pasqyrimin e lajmit, psikologu harxhoi dy paragrafe, për t'u kujtuar futbollistëve të Arsenalit se janë një skuadër futbolli (sikur nuk e dinin vetë, mendon gazeta). Gjuha e përdorur është teorike dhe formale, por jo vetëm kaq. Gjithmonë sipas këtij tabloidi, ekzistojnë terma të tilla absurde, si "Përkushtohu maksimalisht brenda dhe jashtë fushës së lojës!", "Luaj jashtë fushe, si në shtpinë tënde!", "Trego dëshirë në atë që bën!". Absurditete!

EKIPI - Por është termi "skuadër" thelbi i çështjes, jo më kot. Sipas "Indipendent", kjo fjalë spikat në nëntë nga 14 rregullat. Kjo gazetë nënvizon se 14 rregullat mund të thuhen edhe nga një trajner i kategorisë amatore, për futbollistët e tij amatorë. Por, pavarësisht nga ironia e shtypit, duket se strategjia e zgjedhur nga Vengeri po i jep frytet e saj. Arsenali është në krye të Premier Ligës, pas pesë javëve të para, me 12 pikë. Edhe në Ligën e Kampioneve arritën të marrin një pikë të vlefshme në Kiev, ndaj Dinamos.

"PRO" - Martin Perri, një nga psikologët më të njohur në fushën e sportit, e mbështet vendimin e Vengerit dhe thotë për "Daily Mail" se këto rregulla sjelljeje "mund të ndihmojnë në ndërtimin e një grupi dinamik, që mund të kthehet në një futbollist të 12 të në fushën e lojës. Që të ndodhë kjo, është e vështirë, sepse futbollistët mund të kujtojnë ndonjë rregull, kur janë duke vrapuar në fushën e lojës, por jo të gjitha. Por është një strategji interesante, me të cilën mund të punohet".

KUNDER - Një ish futbollist i Arsenalit, Perri Gruvs, (më shumë se 150 ndeshje në Londër) jep mendimin e tij skeptik për këtë metodë të re pune. "Nëse do të kisha qenë futbollist i Arsenalit,u shpreh ai, - në fund do të kisha thënë: "Dakord, por cilin duhet të markoj gjatë goditjeve nga këndi?". A arrini ta imagjinoni se ç'do të ndodhte, nëse dikush do t'i kishte thënë Toni Adamsit se duhej të bisedonte me një psikolog. Po të ma kishin thënë mua, do të qeshja me të madhe. Gjithsesi, mendoj se kjo mund të funksionojë me futbollistët e huaj dhe tek Arsenali nuk ka shumë anglezë".

TE RINJTE - Arsenali, dje në mbrëmje, luajti me formacionin me mesataren e moshës më të ulët të gjithë historisë, ndaj Shefildit për Kupën e Ligës angleze. Në fushë zbritën katër adoleshentët, Xhek Uilshajer, Karlos Vela, Gevin Hojte dhe Aron Ramsej, që ende nuk kanë mbushur 18 vjeç. "Ka mundësi që kjo të jetë skuadra më e rë në historinë e Mançesterit,tha Venger për "Daily Mirror".Eshtë gjithmonë interesante të shohësh se ç'mund të bëjnë këto talente të reja.

Rregullat për futbollistët e Arsenalit

1- Përkushtohu maksimalisht brenda dhe jashtë fushës së lojës!

2- Merr vendimin e duhur, gjithmonë për të mirën e skuadrës!

3- Ki besim të patundur në arritjen e objektivit!

4- Beso te forca e skuadrës!

5- Gjithmonë kërko më shumë, gjithmonë jep më shumë!

6- Përqendrohu te bashkëbisedimi me njëri tjetrin!

7- Kërkoji llogari vetes!

8- Qëndro i freskët dhe i përgatitur për të fituar!

9- Përqendrohu, në mënyrë që të jesh gati psikologjikisht, për të lutuar deri në sekondën e fundit!

10 - Kur luan jashtë fushe, beso tek identitei i ekipit dhe luaj futboll si në shtëpinë tënde!

11- Të qëndrojmë të bashkuar!

12- Mendo pozitivisht dhe tregohu dashamirës, si futbollist dhe si person!

13- Trego dëshirë në atë që bën!

14- Shijo kontributin e të gjithëve dhe ndjeje veten të veçantë, që je pjesë e skuadrës! Mos e mendo asgjë të lehtë!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›