E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS: Asnjë koment për Bejkon

“Po, kam dhënë dorëheqjen, por sot nuk mund të bëj asnjë koment më shumë. Kam nevojë të rri me veten.” Drejtori i fundit i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Lorenc Bejko, u shpreh një ditë pas lajmit për dorëheqjen, por jo për motivet e saj. E pyetur për arsyet që Bejko ka paraqitur për ta lënë këtë post, pak muaj pasi është përfolur presioni për shkarkimin e tij nga ana e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, zyra e shtypit e kësaj ministrie pohon se nuk ka asnjë koment për “ngjarjen”, duke lënë të nënkuptojë se dorëheqja e Bejkos ka të ngjarë edhe të refuzohet. Nuk do të ishte pak kjo goditje për ministrin e Kulturës që ndërsa kemi hyrë në javën e Ditëve të Trashëgimisë, institucioni bazë i trashëgimisë, IMK të jetë me krye të hequr.

Thënie e ditës

“Është mirë të lexosh ndërmjet rreshtash, sytë lodhen më pak.”

Sacha Guitry

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›