E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal, 10 milionë euro për Antonio Rejesin

10 milionë euro për Antonio Rejesin. Është kjo shumë e parave që kanë kërkuar drejtuesit e Arsenalit ndaj Realit të Madridid, që këta të fundit të blenin lojtarin. Lajmi është dhënë nga gazeta sportive spanjolle AS, e cila tregon për interesimin e "galaktikëve" ndaj ish sulmuesit të Sevillias. Kështu duket se "topcinjtë" i kanë ulur kërkeat e tyre në lidhje me futbollistin. Kërkesa e tyre e parë ishte 14 milionë euro. Megjithatë, kjo është ulur me 4 milionë më pak, por është ende larg asaj se cfarë ofron Reali. "Galaktikët" janë të gatshëm që të paguajnë për lojtarin 7 milionë euro, pra gjysma e shumës më pak sesa oferta fillestare. Por kjo do të jetë ëe cështirë që të pranohet nga drejtuesit e Arsenalit, të cilët vështirë të bëjnë më lëshime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›