E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çivu: Tek Interi ose nuk largohem

Mbrojtësi i Romës Kristian Civu nuk pëlqen asnjë skuadër tjetër përvec Interit. Siaps mediave italiane, rumuni mësohet se ka deklaruar se nëse nuk kalon tek zikaltërit, atëherë ai do të qëndrojë në Romë. Kështu, reali dhe Barcelona kanë marrë një mesazh të qartë se duhet që të heqin dorë nga futbollisti, sepse ai nuk pëlqen asnjë kampionat tjetër përvec atij italian. Reali i Madridit ofroi 18 milionë euro për mbrojtësin rumun dhe u duk sikur palët do të gjenin edhe akordin me Romën. Drejtori sportiv madrilen, Mijatovic, ishte në Itali së bashku me ndërmjetësin Bronxeti për të bërë të mundur trasfertën e Civusë. Ndërkaq edhe Barcelona e kërkonte atë, pasi Pujol është i dëmtuar dhe katalanasve u nevojitet një mbrojtës i mirë deri në rikuperimine spanjollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›