Murati, ofertë nga Apolon Kallamarja

Nga Arben Shemili
Mesfushori i kombëtares Edvin Murati mund të luajë sazonin e ri së bashku me futbollistin tjetër të njohur, Alban Bushi te klubi selanikas i Apollon Kallamarjasë në Superligën greke, pavarësisht si ish-lojtari i Iraklisit pati një sërë ofertash gjatë merkatos verore. Edvini, i cili u martua më 15 qershor në Paris, sapo është kthyer nga muaji i mjaltit (Sardenjë dhe Montpelie) dhe duke njohur vlerat e tij, menaxherët e klubet e njohura nuk vonuan të bëjnë edhe ofertat, për të siguruar shërbimet e cmuara të mesfushorit të majtë shqiptar, eksperienca e të cilit si futbollist nisi me Paris Sën Zhermenin në Francë. Ishte Nantë e Ligës së dytë franceze e para që kontaktoi me Muratin kur ky ishte me pushime, por sistemi i taksimit të lartë që ekziston në vendin transalpin mbi të ardhurat e një futbollisiti, bënë që lojtari shqiptar të refuzonte ofertën e mbërritur. Klubi francez është duke ndjekur një politikë për të formuar një ekip me lojtarë të rinj jo me shumë eksperiencë dhe me përfitime modeste për ti hedhur vitin e ardhshëm në tregun e Ligës 1 franceze, dhe drejtuesit e klubit këmbëngulën se përvoja e cmuar e Muratit me PSG-në dhe Lilën do të ishte një mundësi e mirë. Një ekip tjetër që interesohet për shërbimin e Muratit është edhe ekipi turk MKE Ankaragücü, që drejtohet tani nga ish-tekniku u Kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel. Tekniku gjerman i njeh shume mirë vlerat e lojtarit të cilin e ka pasur nën urdhrat e tij në kohën që drejtonte kombëtaren e Shqipërisë, ku Murati e ka ndihmuar me lojën dhe golat e tij, sidomos kur ai shënoi ndaj kampiones së Europës, Greqisë, por më duket se më shumë Muratin e tërheq Greqia, ku kaluar një përiudhë kohe pesë vjecare. Njohja e gjuhës greke dhe ambientimi me futbollin e vendit fqinjë e kanë shtyrë Muratin të vlerësojë si më rë mundshëm ofertat që vinë nga elipet greke. Këto dite Murati, i cili ndodhet aktualisht në Paris, ka marrë edhe telefonatën e presidentit të Apollonit, Ilia Damilos, dhe pritet që në ditë e ardshme të niset në Greqi per te biseduar bashkë me menaxherin e tij detajet e ofertës. Edvin Murati, i cili sezonin e kaluar luajti me Panserraikos të Ligës së Dytë greke, shënoi edhe golin vendimtar që e mbajti këtë ekip në kategori, kur Panseraikos fitoi 1-0 me rivalen Panthrakikos, ndërkohë që presidenti Thodoris këmbënguli që lojtari të rinovonte kontratën.