E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuan, pritet firma me Napolin

Orë decizive për Gonzalo Higuain, që ka udhëtuar në Romë për të kryer vizitat mjekësore, në funksion të rekrutimit me Napolin. Bashkë me të do të jetë edhe Reina, portieri i ri, i cili huazohet nga Liverpuli. Për ta marrë këtë vendim, Higuain ka marrë parasysh këshillat e Lavecit. Higuain ka kushtuar 40 milionë euro dhe është blerja e tetë më e shtrenjtë në historinë e Seria A, por ende nuk është hedhur firma, edhe pse marrëveshja është kryer që ai të luajë me Napolin.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›