E Enjte, 5 Nëntor 2026

United, Solskjaer: Duhet të rikthehemi

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka komentuar disfatën e pësuar në shtëpi, 0-1 përballë Arsenal. “Në pjesën e parë kemi krijuar disa raste, por duke lënë për të dëshiruar përsa i përket itensitetit. Në pjesën e dytë ishim më mirë, por u treguam naiv në momentin e 11-metërshit. Ka arsye të ndryshme përse ishim më mirë në pjesën e dytë. Megjithatë, duhet të përgëzojmë Arsenalin, që është një ekip me të vërtetë i mirë dhe na vuri në vështirësi. Ne duhet të punojmë shumë dhe të marrim pikë, duhet të tregojmë vazhdimësi ashtu siç bëmë në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar”, ka deklaruar Solskjaer.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›